Shkup, 8 nëntor – Investimi në inovatorët e rinj është investim në të ardhmen tonë. Në interes të shtetit tonë është që shpikësit në RMV ta gjejnë vendin e tyre në institucionet tona shkencore dhe arsimore dhe në mënyrë aktive të kontribuojnë për atdheun e tyre, porositi sot presidenti Stevo Pendarovski, në hapjen e MAKINOVA 2019 dhe EKONOVA 2019.
Pendarovski, i cili është patron i manifestimeve, tha se nevojitet që në mënyrë sistematike të punohet për rritjen e numrit të inovatorëve, sepse është me rëndësi që secili të ketë potencial dhe kreativitet që të vijë deri te kushtet për realizimin e tij.
“Shpikësit e rinj janë e ardhmja e inovacioneve tona. Duhet të investojmë në to dhe t’iu ndihmojmë që të avancohen dhe të përmirësohen”, porositi Pendarovski.
Secila shoqëri e përgjegjshme, porositi presidenti Pendarovski, i stimulon shpikësit.
“Potenciali njerëzor mund të jetë vendimtar për zhvillimin tonë, duke i pasur parasysh resurset e kufizuara dhe vendpozitën gjeografike”, tha Pendarovski.
Në periudhën kur përballemi me ndotje të madhe të ajrit, theksoi ai, duhet që veçanërisht kujdes t’iu përkushtohet shpikësve që kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit jetësor.
“Investimi në këto shpikje mund të kontribuojë për mjedis më të mirë jetësor dhe jetë më të mirë për të gjithë ne”, tha Pendarovski.
Në ekspozitën ndërkombëtare MAKINOVA 2019 dhe EKONOVA 2019 janë paraqitur 113 pjesëmarrës nga të cilët 75 nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 38 pjesëmarrës nga Mali i Zi, BeH-ja, Serbia, Bullgaria, Republika Sërpska dhe Sllovenia.
Shpikje, inovacione, teknologji të reja dhe produkte, avancime teknike, dizajn industrial, marka tregtare dhe krijimtari hulumtuese kreative do të ekspozohen dhe mund të shihen deri më 10 nëntor në Muzeun e Qytetit të Shkupit.
MAKINOVA 2019 mbahet për të 40-ën herë, në organizim të Lidhjes së Shpikësve dhe Autorëve dhe Avancimeve Teknike të Maqedonisë – LSHAATM dhe Teknikë Popullore e Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore të Shkencës. Ekspozita MAKINOVA 2019 është e shoqëruar për të 17-ën herë me ekspozitën EKONOVA 2019 të inovacioneve, shpikjeve dhe ide qëllimi i të cilit është përmirësimi i mjedisit jetësor.