Shkup, 25 korrik – Dekretet për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për hapjen e dy vendkalimeve kufitare, përkatësisht vendkalimin kufitar Majden – Promahoi dhe vendkalimin kufitar Markova Noga-Lemos, sot i nënshkruajti presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Siç kumtuan nga kabineti i Pendarovskit, presidenti konsideron se Marrëveshja do të kontribuojë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të tërësishme bilaterale mes dy shteteve, për zhvillim të bashkëpunimit tejkufitar dhe do ta lehtësojë komunikimin e popullatës që jeton në rajonin e dy vendkalimeve kufitare.
Presidenti Pendarovski, citohet në kumtesë, pret nga institucionet kompetente të japin kontribut maksimal për realizimin e aktiviteteve të parashikuara dhe hapjen sa më të shpejtë të dy vendkalimeve kufitare. (koha.mk)