Pendarovski i nënshkroi ligjet për reforma në shërbimet e sigurisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e Ligjit për koordinim të komunitetit të sigurisë-zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të Ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Këto janë ligje kryesore për reforma në shërbimet e sigurisë, bëri të ditur sot Kabineti i presidentit.

Siç potencohet në kumtesë, me Ligjin për koordinim të komunitetit të sigurisë-zbulimit, që miratohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, formohet Këshill për koordinim i cili do t’i zbatojë propozimet në trupin më të lartë të sigurisë – Këshillin për Siguri Kombëtare.

Në Këshillim për koordinim janë prezantuar të gjitha institucionet të cilat kanë kompetenca në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Me Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare rregullohet grumbullimi i të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit.(koha.mk)