Shkup, 23 shtator – Sot u mbajt mbledhja e tetë e Këshillit të Sigurisë, e para pas formimit të Qeverisë së re në të cilën u diskutua për gjendjen politike-të sigurisë në Maqedoninë e Veriut pas anëtarësimit në NATO.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, theksoi se gjendja në vend dhe në rajon është stabile dhe nuk ka indikacione se mund të rrezikohet integriteti territorial dhe sovraniteti i vendit.
Sot u mbajt mbledhja e tetë e Këshillit të Sigurisë, e para pas formimit të Qeverisë së re në të cilën u diskutua për gjendjen politike-të sigurisë në Maqedoninë e Veriut pas anëtarësimit në NATO.
Sipas përfundimeve të Këshillit të Sigurisë, siç tha presidenti pendarovski, gjendja në vend është stabile.
“Këshilli konstatoi se gjendja në vend dhe rajon është stabile dhe se nuk ka indikacione se do të mund të rrezikohet integriteti ynë territorial dhe sovraniteti. Institucionet kompetente në vazhdimësi ndjekin të gjitha situatat që potencialisht do të mund të rriteshin në problem më serioz të sigurisë, duke përfshirë ketu edhe valën e re eventuale të refugjatëve gjegjësisht krizën e migrantëve”, theksoi Pendarovski.
Duke përmendur se kriza më e madhe me të cilën po përballet vendi është pandemia COVID-19, Pendarovski tha se pandemia po depërton në të gjithë sektorët, të tilla si shëndetësia, ekonomia, shoqëria dhe sigurimi.
Duke theksuar se në takimin e parë të Këshillit të Sigurisë pas anëtarësimit të vendit në NATO gjithashtu shqyrtoi implikimet e sigurisë me futjen e teknologjisë 5G, Pendarovski tha se në seancë arriti në përfundimin se Qeveria dhe institucionet përkatëse në mënyrë konsekuente janë të detyruar të ndjekin me përpikëri të gjitha protokollet e sigurisë së Aleancës.
“Tani si anëtarë të NATO-s jemi të obliguar që në mënyrë strikte t’i ndjekim të gjitha protokollet e sigurisë së Aleancës edhe atë si në aspektin e bekgraundit të sigurisë të personave, të njerëzve që punojnë në vende të ndjeshme në aparatin shtetëror ashtu edhe lidhur me vendosjen e teknologjive digjitale dhe korporata si bartës të tyre që kanë qëllime dhe vlera që nuk janë në përputhje me qëllimet dhe vlerat e Aleancës perëndimore”, tha presidenti Pendarovski.
Presidenti po ashtu theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme do të duhet të fillojë përgatitjen e një memorandumi mirëkuptimi, të ngjashëm me memorandumet e nënshkruara nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të aleancës.
Përveç kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në takim morën pjesë ministrat Oliver Spasovski, Radmila Shekerinska, Bujar Osmani, kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, si dhe drejtorët e tre agjencive të sigurisë dhe zbulimit në vend.