Shkup, 21 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se bënë përpjekje për pajtim, ndërsa për vërejtjet e VMRO-DPMNE-së se pajtimin e kuptojnë si amnisti për kryeministrin Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij thotë se “nuk ka për qëllim ta amnistojë Zaevin apo të afërmit e tij, nëse kanë bërë krim”. Në intervistën thotë se edhe se me deklaratën për Goce Dellçevin e ka përforcuar pozicionin negociues të Maqedonisë, përcjellë KOHA.
“Opinioni i Maqedonisë duhet ta dijë se komisioni i historianëve i përbërë prej Maqedonisë dhe Bullgarisë ka rënë në qorr sokak. Praktikisht erdhëm deri në situatë, deri në periudhën e shekullit 19-20, në të cilën pala bullgare ka insistuar, sipas bindjes time prej motiveve politike, gjithçka që ka ndodhur në atë periudhë të shkruhet vetëm në historinë bullgare, të gjithë këto njerëz, të gjithë revolucionarët dhe të gjitha ngjarjet të definohen si posaçërisht bullgare. Unë pas një seri të gjatë konsultimesh, të cilat i pata me akademikët e vendit tonë, me anëtarët e komisionit tonë, me profesorë dhe intelektual të shquar të historisë në vendin tonë, konkludova se nevojitet erë e caktuar politike në kurriz të vendit tonë nga komisioni dhe një kornizë politike të them, zgjidhjes jopërfundimtare apo të plotë, por një kornizë politike në të cilën bisedat e ardhshme në kuadër të këtij komisioni, me siguri mund të zhvillohen”, tha Pendarovski.
Në të kundërtën sipas tij, fitojmë bllokim të pastër, do të thotë ishte në pyetje kohe kur deri në fund të vitit, përveç asaj që patëm me Athinën, do të marrim bllokim ndaj BE-së nga Sofja.
Pendarovski për pajtimin, thotë se ky është angazhimi i tij edhe para se të zgjidhej president, por se ky është proces i gjatë në të cilin duhet të marrin pjesë shumë subjekte politike dhe faktorë të tjerë shoqëror.
Në pyetjen t’i komentojë deklaratat se procesin e pajtimit e kupton si amnisti të Zoran Zaevit dhe njerëzve të tij, ai thotë se nuk ka për qëllim edhe sot edhe në pesë vitet në vijim ta amnistojë Zaevin nëse ka bërë krim apo cilido nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti apo Qeveris nëse kanë bërë krim.
Lidhur me atë nëse vendi do të marrë datë për negociata me BE-në, Pendarovski thotë se për momentin nuk ekziston asnjë shtet evropian, asnjë vend anëtar i BE-së, asnjë qeveri evropiane e cila ka qëndrim se Republika e Maqedonisë Veriore nuk duhet të fillojë me negociata deri në fund të vitit.
“Dy vizitat e mia të para, pasi e mora funksionin, ishin në Bruksel, ku kisha takime me funksionarët më të lartë të Komisionit Evropian të deritanishëm dhe Këshillit Evropian. Pastaj vizita në Berlin, ku u takova me përfaqësuesit më të lartë gjerman përfshirë edhe me presidentin gjerman Shtajnmaer. Nga vendet më relevante mora bindjen se shtyrja nga Gjermania është për arsye të teknike dhe se nuk ka arsye politike në prapavijë, siç kishte spekulime edhe te ne në një pjesë të shtypit ndërkombëtar, gjegjësisht media,”, tha presidenti Pendarovski në intervistën për Radio Evropën e Lirë. (koha.mk)