Shkup, 23 tetor – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar letër falënderuese Senatit të SHBA për ratifikimin e protokollit mbi anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Raportohet se letra ishte e shkruar, përveç në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase e shqipe, përcjell KOHA.
“Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ratifikuan në Senat Protokollin mbi anëtarësimin tonë në NATO. Partneriteti strategjik në mes të SHBA dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon në Aleancë dhe i kontribuon stabilitetit dhe sigurisë globale”, ka thënë shefi i shtetit. Falënderimi i Pendarovskit në tri gjuhë, ndërsa shqipja, ka tërbuar mediat serbe.