Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti guvernatoren e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska. Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, janë shkëmbyer mendime dhe informacione për rrjedhat aktuale në politikën monetare, në sektorin bankar, si dhe për ngjarjet aktuale në ekonomi.
Presidenti Pendarovski vlerësoi se Banka Popullore në punën e deritanishme ka treguar kapacitet në arritjen e stabilitetit financiar dhe ruajtjen e sistemit të sigurt bankar, që në vazhdimësi është vlerësuar pozitivisht edhe nga ana e Komisionit Evropian.
Ai shfaqi bindje se do të vazhdojë me udhëheqjen me sukses të politikës monetare, përmes mbajtjes së stabilitetit të çmimit dhe se Banka Popullore do të vazhdojë të kontribuojë ndaj ruajtjes të një sistemi financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut.(koha.mk)