Pendarovski e dënoi djegien e flamurit bullgar në karnavalin e Vevçanit

21

Shkup, 15 janar – Presidenti Stevo Pendarovski e dënoi djegien e flamurit bullgar në karnavalin e Vevçanit.

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçan është e papranueshme dhe për t’u dënuar. Mes fqinjëve është e nevojshme të ndërtohet besimi, mirëkuptimi dhe respekti”, qëndron në profilin e Fejsbukut të shefit të shtetit.

Dënim për aktin e djegies së flamurit bullgar që ndodhi dje gjatë karnavalit në Vevçan paraprakisht shprehu Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa Bullgaria përmes ambasadorit në vend Angel Angelov dërgoi vlerësim të ashpër verbal deri tek MPJ-ja jonë.