Shkup, 12 dhjetor – DSK gjatë muajve të ardhshëm duhet të ndahet nga MPB, thotë Stevo Pendarovski i cili është koordinator nacional për përgatitje të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, transmeton koha.mk.
Pendarovski thotë se të gjitha krizat politike në Maqedoni kanë filluar nga rrjedhja e informatave dhe prandaj kjo është shumë e rëndësishme para anëtarsimit në NATO.
“Kur të bëheni anëtare këmbeni informata, ato kryesisht janë rigoroze në pjesën e informatave të klasifikuara”, thotë Pendarovski.
Sipas tij, Maqedonia ka bërë hap të madh si shtet me atë që kemi ndarë Agjencinë teknike operative.
“Drejtori i ATO zgjidhej me dy të tretat e votave në Parlament, së bashku me opozitën”, thotë Pendarovski.
Ai thotë se në ditët para votimit final të ndryshimeve kushtetuese pritet ndikimi nga jashtë me “fejk njus”.
“Ofruan ndihmë edhe para referendumit, dhe ne tani po e marrim atë ndihmë. Ne si shtet me resurset dhe njohuritë në ato fusha jemi ngusht. Kemi ekipe nga shtetet partnere që na ndihmojnë në atë pjesë, dhe supstiuojnë fillestarinë tonë në atë kuptim”, është shprehur Pendarovski.