Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, në paraqitjen e tij të parë falënderoi qytetarët që votuan atë.
“Ju falënderoj maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vlleh dhe të tjerë që në këto zgjedhje të qeta dhe evropiane dhe vendosët që të ecim para. Kjo fitore se është fitore e shumicës së qytetarëve të RMV-së, të cilët pa dallim përkatësi u bashku dhe tha vazhdojmë bashkë së bashku dhe asnjëherë më regjim”, tha Pendarovski.
Ai tha se do të jetë në shërbimin e të gjithë qytetarëve.
“Rezultati do të thotë rrugë të garantuar për në BE dhe NATO, në botën ku i takojmë. Të zhvillojmë këtë përfitim. Rezultati është edhe më i madh ngase është fitore e bashkimit. Kjo fitore është mesazh se vetëm bashkë mund të shkojmë para”, deklaroi Pendarovski.
Ai tha se do të qëndroj prapa çdo qytetari të ndershëm dhe do të tentoj që t’;i bashkoj të gjithë qytetarët.
“Do të jem faktor i stabilitetit dhe jo faktor i krizave”, tha Pendarovski.