Shkup, 27 maj – Gjendja e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe situata në rajon ishin temë e bisedës së sotme të shefit të shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, njofton Koha.mk
Në takimin, siç kumtoi Kabineti i presidentit, u bë fjalë edhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy institucioneve.
“Presidenti Pendarovski dhe ministri Dimitrov u pajtuan për nevojën për bashkëpunim konkret dhe thelbësor mes Kabinetit të presidentit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për çështje me kompetencë të ndarë, e në funksion të paraqitjes së harmonizuar në planin ndërkombëtar dhe realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.
Në takim u bisedua edhe për funksionalitetin e rrjetit ekzistues diplomatik-konsullar dhe për nevojën për plotësimin e shpejtë të përfaqësive prioritare diplomatike-konsullare, me qëllim të realizimit të papenguar të prioriteteve të jashtme-politike.
Pendarovski dhe Dimitrov kanë shprehur pritje për valorizimin e përpjekjeve të përgjithshme të vendit nga ana e Këshillit evropian dhe për caktimin e datës për negociatat aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. (koha.mk)