Në organizim të nismës qytetare “Avaja” sot pasdite kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski dhe kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska-Davkova mbajtën fjalim në takimin me pjesëtarët e bashkësisë rome.
“Në pjesën e politikave që unë do t’i mbështes, do t’i mbështes të gjitha politikat e kësaj qeverie dhe të çdo qeverie tjetër që çon drejt avancimit të të drejtave tona, avancimin e të drejtave të bashkësive tjera etnike, por edhe të romëve dhe anasjelltas, nuk do të nënshkruaj asnjë dekret për ligj i cili me siguri do të çonte në diskriminim ndaj romëve ose në diskriminim ndaj cilësdo bashkësie etnike”, theksoi Pendarovski, duke iu drejtuar të pranishmëve.
Potencoi se nëse e zgjedhin atë për president, në kabinetin e tij do të ketë pjesëtarë nga bashkësia rome.
“Gjëja e parë që duhet të pasqyrohet në kabinetin tim nëse marr besimin tuaj është është që në këtë kabinet duhet të ketë pjesëtarë të bashkësisë etnike rome sepse nuk mund të imagjinoj një president të të gjithë qytetarëve i cili kërkon vota nga të gjithë qytetarët, ndërsa të ketë vetëm pjesëtarë të një bashkësi etnike dhe jo të të gjitha bashkësive etnike”, theksoi Pendarovski.
Përpara, siç tha, mund të ecim ose të gjithë së bashku ose nuk do të ketë lumturi për asnjërin prej nesh. Shtoi se kulturat politike duhet të jenë në nivel shumë më të lartë që mos të ndodh ligji të vlejë vetëm për disa, e jo për të gjithë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e publikut, Pendarovski tha se duhet të ketë fond të posaçëm në të cilin do të ndahen mjete për nevojat e statusit të romëve.
Kandidatja për presidente Siljanovska-Davkova potencoi se në programin e saj, dimensioni gjinor është i pranishëm nga anëtari i parë deri te i fundit. Ajo vlerëson se në Marrëveshjen kornizë në të cilin në dispozitat e para, siç tha, thuhet se shteti duhet të zhvillohet si shoqëri civile me respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive mëtej nuk është zhvilluar në mënyrë konsekuente.
“Ekziston organ i veçantë që unë mendoj se është i paqëndrueshëm si Agjenci e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të bashkësive më të vogla. Më falni, por në demokraci nuk mund të ketë mbrojtje të veçantë për bashkësitë më të vogël ndërsa të veçantë për bashkësitë më të mëdha. Është diskriminim dhe në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës, sipas të cilit të gjithë janë të barabartë në mesin e pjesës tjetër dhe pavarësisht nga përkatësia etnike”, thekson Siljanovska.
Sipas Siljanovskës duhet të ekzistojë Ministri për marrëdhënie mes bashkësive.
Ajo potencoi se profesionalizimi dhe kompetenca janë më të rëndësishme në programin e saj dhe tha se do të bëjë gjithçka që të jetë e rrethuar me përfaqësues, profesionistë dhe kompetent nga ana e bashkësisë rome.(koha.mk)