Shkup, 30 korrik – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nënshkroi Ligjin për shtetësinë. Dje, Parlamenti miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë. Gjithsej 89 deputetë votuan në favor të ndryshimeve, nga të cilët 57 ishin pro, 32 kundër dhe asnjë nuk abstenoi. Me ndryshimet e ligjit duhet të zgjidhet statusi i njerëzve nga ish-republikat jugosllave që jetuan në vendin tonë deri në ditën e pavarësisë. Ata do të duhet të marrin shtetësinë brenda tre viteve pas hyrjes në fuqi të Ligjit. (koha.mk)