Pendarovski-Borisov: Shkupi dhe Sofja janë të përkushtuara më marrëdhëniet e mira fqinjësore

7

Shkup, 1 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti kryeministrin bullgar Bojko Borisov, me të cilin shkëmbeu mendime për marrëdhëniet bilaterale mes të dyja shteteve, me çka është vlerësuar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të përkushtuara drejtë përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, në takim ishte konstatuar se kryesimi i përbashkët me Procesin e Berlinit paraqet mundësi të shkëlqyer për marrëdhëniet e mira fqinjësore deh rol më të fuqishëm të të dyja shteteve për çështjet rajonale.

“Dy bashkëfolësit konstatuan se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë solli dinamikë pozitive në marrëdhëniet bilaterale, ndërsa me nënshkrimin e saj në vitin 2017 të dyja shtetet dhanë shembull të mirë për tejkalimin e çështjeve të hapura në rajon. Dialogu politik realizohet në nivel më të lartë, ndërsa është arritur progres i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dyja shteteve në ekonomi, turizëm, transport dhe komunikacion, mjedis jetësor, kulturë, arsim dhe mbrojtje, ishte përfunduar në takimin”, theksohet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski ka shprehur bindje për punën e mëtutjeshme të mirë të Komiteti i Përbashkët Multidisiplinor i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, si obligim i dalë nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe njëkohësisht, ka bërë thirrje për përmbajtje nga udhëheqësitë politike të të dyja shteteve, me qëllim që t’iu mundësohet historianëve që me sukses t’i përfundojnë obligimet në kuadër të komisionit.

“Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen gjithëpërfshirëse nga Republika e Bullgarisë për aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në atë kontekst, presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen se Republika e Maqedonisë së Veriut në tetor do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut bëri shumë përpjekje në përmbushjen e kritereve evropiane dhe theksoi se shteti do të vazhdojë me realizimin e agjendës së reformave në vigjilje të vendimit të pritur të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim”, shtohet në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit. (koha.mk)

Comments are closed.