Shkup, 9 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski në suaza të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Sarajevë, ka realizuar takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisiv ku ka konstatuar se të dyja shtete janë të përkushtuara drejt avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme, njofton Koha.mk
Siç bëri të ditur kabineti i Pendarovskit, të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësi që Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim ka sjellë dinamikë pozitive në marrëdhëniet politike midis të dyja vendeve, që reflektohet edhe në fushat e tjera.
“Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut lartë e ka vlerësuar mbështetjen e Republikës së Bullgarisë për marrjen e datës për fillimi e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe e përshëndeti ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Republikë së Maqedonisë së Veriut në NATO”, qëndron në kumtesë. (koha.mk)