Shkup, 17 qershor – Presim që Bashkimi Evropian të valorizojë përpjekjet e përgjithshme të Maqedonisë së Veriut dhe të bëjë hap lidhur me fillimin e negociatave qasëse për anëtarësim, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të mbarë rajonit, ka porositur sot presidenti Stevo Pednarovski në takim me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Zhozep Borell të mbajtur në kuadër të vizitës së tij të punës në Turqi.
Siç ka bërë të ditur Kabineti i presidentit të Republikës, në takim janë shkëmbyer mendime për situatat aktuale lidhur me aspiratat evropiane të vendit si dhe përparimin në sfera kyçe.
“Në dritën e zhvillimit të fundit të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke u përqendruar edhe në përpjekjet e Presidencës portugeze me BE-në dhe mundësitë për tejkalimin e çështjeve të hapura në prag të Këshillit të ardhshëm për punë të përgjithshme me Unionin”, theksohet në kumtesë.