Bruksel, 13 qershor – Me rëndësi është opinioni i Maqedonisë të dijë se nëse nuk marrim datë tani, në qershor ose korrik, nëse e marrim në vjeshtë, kjo nuk do të ndodh pasi që nuk jemi të gatshëm për këtë, që e konfirmojnë edhe në BE, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për MIA-n, transmeton koha.mk
“Nuk ka asnjë vend anëtar i cili thotë se Maqedonia duhet të përfundojë punë të tjera, krim të organizuar, korrupsion, reforma në mediume, administratë, madje as ligjin për PSP-në nuk e përmendin si kush. Të gjithë thonë gjithçka keni bërë. Do të ishte për shkak të dinamikës së brendshme politike të disa vendeve dhe për shkak të orarit të punës”, thekson Pendarovski.
Thekson në deklaratën e djeshme të kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se ne tonën e kemi bërë dhe tani mbetet që BE-ja ta mbajë premtimin. Në pikëpyetje është legjitimiteti dhe kredibiliteti i BE-së, thotë ai.
Pendarovski mendon se nuk ka rreziqe për situatën e brendshme-politike në shtet.
“Ne jemi shtet politikisht jostabil i Ballkanit Perëndimor. Brenda në Maqedoni nuk ka rreziqe. Pasi që faktori politik shqiptar është i integruar edhe në Qeveri edhe në institucione. As opozita shqiptare as ajo maqedonase nuk janë jashtë institucioneve, parashikimi im është se nuk do të bëjnë probleme pse nuk kemi marrë tani”, vlerëson Pendarovski.
Mendon se nuk do të ketë as tensione të sigurimit, por është e mundur rritje e euroskepticizmit.
Rreziku për pengimin e vendit, sipas tij, vjen nga jashtë,
“Ka zgjedhje në Greqi më 7 korrik, opozita e tanishme greke ka qëndrime më të forta ndaj Marrëveshjes së Prespës, nga aspekti i tyre. Ka paralajmërime se do ta respektojnë marrëveshjen, por do të jenë më rigide në implementim. Mund të marrim qëndrim më të fortë, në përkthim do të thotë se mund të marrim bllokadë në BE për ndonjë aspekt nga Marrëveshja e Prespës. Nga javët e fundit tani më ndodh një prani më e dukshme e vërejtjeve nga Bullgaria lidhur me Marrëveshjen me Bullgarinë. Kërkojnë rezultate të shpejta nga komisioni i historianëve, duan të punojë më shpejtë dhe të ketë efekt”, thotë mes tjerash shefi i shtetit në intervistës për MIA-n.
Intervistën e plotë me presidentin Pendarovski, në të cilën përveç për fillimit të pritur të negociatave me BE-në, flet edhe për marrëdhëniet me Turqinë dhe idetë nga Prishtina dhe Beogradi për ndryshim kufijsh, MIA do ta publikojë nesër. (koha.mk)