Shkup, 11 shkurt – Inkuadrimi drejt Aleancës Veriatlantike nuk është shkelja e vetme në anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare. NATO është aleancë e shteteve që bazohet në solidaritetin e ndërsjellë politik dhe në mbrojtje dhe mbi vlerat e përbashkëta. Anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe.
Këtë e porositi sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në seancën solemne për ratifikimin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike.
“Që nga inkuadrimi ynë drejt Partneritetit për paqe në vitin 1995 ne u angazhuam në mënyrë aktive të kontribuojmë drejt ruajtjes së paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si kanosja më e madhe e sigurisë në botën bashkëkohore të globalizuar. Përkushtimin tonë ndaj kësaj detyre dhe solidaritetin me aleatët e NATO-s e dëshmuan përmes pjesëmarrjes aktive në më shumë misione të aleancës në rajone të ndryshme në botë gjatë viteve të kaluara”, porositi presidenti i shtetit në seancën solemne.
Përmendi se tani kur edhe formalisht do të bëhemi anëtarja e tridhjetë e NATO-s, në vitin e ditëlindjes së shtatëdhjetë të Aleancës, përgjegjësia jonë rritet, ndërsa reformat nuk ndalojnë.
“Si anëtare e plotfuqishme, para nesh është përgjegjësia për zbatimin e vendimeve të aleancës në sjellën e së cilës do të kemi votë të barabartë me aleatët e tjerë. Me këtë rast si komandant Suprem i Armatës tonë, personalisht angazhohem se do të vazhdojmë me reformat në Mbrojtje, ndërsa para së gjithash në modernizimin e pajisjes së Armatës dhe ngritjes së gatishmërisë së eprorëve dhe ushtarëve tanë dhe përforcimin e kapaciteteve të saj t’i njohë dhe të ballafaqohet me rreziqet e sigurisë. Në këtë drejtim, do të vazhdoj të insistoj dhe të punoj në rritjen e buxhetit në mbrojtje deri në të paktën 2 për qind të bruto prodhimit tonë vendor”, potencoi shefi i shtetit nga foltorja e Kuvendit.
Përmendi se anëtarësimi në NATO nuk do të ishte i mundur pa ndryshimet e thella politike të cilat ndodhën viteve të kaluara në shtetin tonë.
Presidenti i shtetit përkujtoi se para thuajse 27 vitesh, në dhjetor të vitit 1993, përbërja e parë parlamentare në Maqedoninë e pavarur, sovrane dhe demokratike solli vendim strategjik për anëtarësimin e shtetit në NATO.
“Vendimi ynë vizonar dhe i guximshëm u bë orientim i yni strategjik shtetëror ndër dekadat që i kaluam. Ndryshonin përbërjet e parlamentit, ndryshonin qeveritë, kaluam përmes një konflikti ushtarak, kaluam përmes një krize të rëndë politike, por orientimet tona strategjike për anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian mbetën prioriteti ynë më i rëndësishëm kombëtar”, shtoi shefi i shtetit dhe shprehu falënderim të veçantë për të gjithë sekretarët e përgjithshëm në Aleancë.
Në seancë fjalime të tyre do të kenë edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, kryeministri teknik Oliver Spasovski, si edhe koordinatorët e grupeve të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski, lideri i BDI–së, Ali Ahmeti, i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Mitreski, i grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nolla Ismajllovska Starova, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi i Alternativës, Afrim Gashi, i BESË-s, Fadil Zendeli dhe e PDSH-së, Merale Ferati. Para votimit para deputetëve dhe të pranishmëve fjalim do të mbajë edhe kryetari i AP-NATO, Atila Mesterhazi.