Penalltia në Juve-Inter, ish-gjyqtari italian tregon pse nuk ishte 11-metërsh (VIEDEO)

Protesta të shumta nga ana e Interit në pjesën e dytë në takimin kundër Juventusit, përballje që përfundoi 0-0. Zikaltërit pretenduan për një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga ana e Benatia. Topi preku më parë në trupin e mbrojtësit të Juventusit dhe më pas shkoi në dorën e tij. Gjyqtari kryesor, Valeri vazhdoi lojën, ndërsa vëzhguesi i “VAR” i komunikoi në kufje se nuk ishte penallti. Ish-gjyqtari Graziano Cesari, në “Premium Sport”, ka shpjeguar se përse ishte një vendim i drejtë i arbitrit për të mos akorduar 11-metërsh në favor të Interit. “Pozicioni i lëvizjes së Benatia është një pozicion i përshtatshëm. Krahu me të cilin prek topin është pingul me fushën e lojës dhe sipas rregullave të FIFA-s, ky rast nuk duhet akorduar 11-metërsh. Do të ishte ndryshe, nëse krahu i Benatia do të ishte paralel me fushën e lojës”, deklaroi ish-gjyqtari Graziano Cesari.

https://www.youtube.com/watch?v=3Ga4zM3t1k8