Raheem Sterling i ka kërkuar falje gjyqtarit të ndeshjes që dha penalltinë pas rrëzimit të tij të bujshëm të mërkurën mbrëma, në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk, ku Manchester City fitoi 6-0.I pari reagojë trajneri i tij, Pep Guardiola, i cili insistojë në vendosjen e VAR-it në Champions League për të shmangur gabime, si ai i penalltisë së dhënë për Sterling në golin e dytë, ndërsa shtoi që po ta kishte kuptuar lojtari i tij duhet t’i kishte thënë gjyqtarit, gjë që nuk ndodhi. Tani ka reaguar edhe Sterlingu, i cili ka vendosur të marrë përgjegjësitë përsipër duke kërkuar falje publike. “Doja të ngrija topin dhe se kuptova çfarë ndodhi, nuk ndjeva kontakt. Rrëshqita me topin. I kërkoj ndjesë arbitrit”, deklaroi Sterlingu.
https://www.youtube.com/watch?v=w8ciTjG29fU