Tetovë, 15 mars – Komuna e Tetovës ka filluar me aktivitetet për gjelbërimin e qytetit në prag të fillimit të pranverës. Në parkun afër Lumit Shkumbin, janë mbjellë fidane të reja, janë vendosur karrige dhe shporta për mbeturina.
Me këtë rast, “Pemën e paqes” e kanë mbjellë ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, të cilët kanë marrë çmimin e parë për një projekt të ekologjisë në Bruksel. Ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec, tha se Komuna e Tetovës është një nga komunat e para me të cilën kemi bashkëpunuar projekt për bashkëpunim ndërkombëtar. Sipas tij, ky është një projekt 10-vjeçar që tashmë realizohet dhe Maqedonia është një nga shtetet prioritare.
Më tej, ai theksoi se janë realizuar dhe do të realizohen projekte që kanë të bëjnë me ujin e pastër, deponitë, ambientin jetësor… “Gjatë muajve të kaluar kam biseduar me 15 kryetarë komunash që të fokusohemi në ekologji, ajër të pastër , ujë të pijshëm dhe të realizohen projekte konkrete për të mirën e qytetarëve”, tha ambasadori slloven, Milan Jazbec. (koha.mk)