Uashington, 5 dhjetor – Kryesuesja e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, sot deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp ishte “qyqar” dhe “mizor” sepse ai nuk është marrë me dhunën e armatosur, mbrojtjen e emigrantëve dhe ndryshimet klimatike, por tha që për të gjitha këto çështje votuesit do të vendosin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
E pyetur se nëse demokratët janë nxitur nga urrejtja gjatë fillimit të procesit të revokimit të Trampit, ajo ashpër përgënjeshtroi, duke deklaruar se kongresistët po e kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të parandaluar abuzimin e kompetencave presidenciale, transmetuan mediat britanike.(koha.mk)