Uashington, 11 janar – Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi tha se do të shqyrtojë opsione që t’i referohet amendamentit 25 për ndërrim të presidentit Donald Tramp para skadimit të mandatit të tij më 20 janar, pasi republikanët e bllokuan përpjekjen e parë për këtë.
Pelosi tha se demokratët, të cilët kanë shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, i bëjnë thirrje nënkryetarit Majk Pens që të përgjigjet në afat prej 24 orëve sepse kjo e obligon që ta shkarkojë Trampin sipas amendamentit 25.
“Hapi ynë i ardhshëm do të jetë që të mundësojmë që shkarkimi të bëhet deri në fund. Presidenti është kërcënim për SHBA-në dhe kjo është punë urgjente, sepse ai do të jetë aksioni ynë i ardhshëm”, tha Pelosi.
Demokratët në Kongresin e SHBA-së sot filluan me përpjekjen e dytë për rrëzimin e presidentit Donald Tramp, duke iu referuar rezolutës për shkarkimin e tij për shkak të “nxitjes së kryengritjes” pasi mbështetësit e tyre sulmuan në Kongres javën e kaluar, me çka humbën jetën pesë persona.
Dhoma e Përfaqësuesve duhet të bisedojë për këtë tashmë të mërkurën. Nëse propozimi votohet, Trampi do të bëhej presidenti i vetëm në historinë amerikane, që dy herë shkarkohet nga Dhoma e Poshtme.
Pelosi, shumë demokratë dhe një numër i vogël i republikanëve konsiderojnë se nuk duhet t’i lejohet të shërbejë në mandatin e tij, që përfundon më 20 janar.
“Duke e mbrojtur Kushtetutën tonë dhe demokracinë tonë, do të veprojmë urgjentisht, sepse ky president është kërcënim direkt për të dy”, tha Pelosi para demokratëve të dielën.
Republikanët megjithatë, e bllokuan propozimin menjëherë që të shqyrtohet rezoluta të cilës i referohet nënpresidenti Majk Pens që ta aktivizojë amendamentin 25 që të ndërrohet presidenti i cili më nuk është i aftë për funksion i cili më parë asnjëherë nuk ishte shfrytëzuar.
Dhoma e Poshtme duhet të votojë për rezolutën nesër me të cilën kërkohet aktivizimi i amendamentit 25.
Pens dhe kolegët e tij republikanë deri më tani nuk shfaqën interes për këtë.
Dhjetëra persona të cilët sulmuan policë, vodhën kompjuterë dhe thyen dritare në Kapitoll janë arrestuar për përfshirje në dhunë dhe janë hapur 25 hetime për terrorizëm të brendshëm.
Trampi publikoi një video porosi pas sulmit me të cilin në mënyrë paqësore konfirmoi se administrata e tij do të marrë detyrën më 20 janar, por nuk u paraqit në publik. Tuiteri dhe Fejsbuku i suspenduan profilet e tij për shkak të rrezikut nga nxitja e dhunës.
Kongresisti Xhim MekGouern, kryetar i Komitetit për Rregulloren e Dhomës së Përfaqësuesve, tha se pret që debati për propozimin për shkarkimin e presidentit të mbahet të mërkurën dhe beson se ai do të miratohet.
“Atë që e bëri presidenti ishte e paskrupullt dhe duhet të përgjigjet”, deklaroi ai për Si-En-En.
Pens ishte në Kapitoll me familjen e tij kur ndodhi sulmi dhe më nuk flet me Trampin.
Dhoma e Përfaqësuesve ku kishte shumicë të demokratëve votoi për revokimin e Trampit në vitin 2019 për presionin ndaj Ukrainës që ta hetojë Bajdenin, por senati me shumicë të republikanëve ishte kundër.