Pëllumbi robot, e ardhmja e fluturimeve (FOTO)

27

Hulumtuesit e Universitetit të Stanfordit, kanë zhvilluar një robot që bën lëvizje të ngjashme me një pëllumb. Ky robot pëllumb mund të shërbejë si frymëzim për gjeneratën e ardhshme të robotëve fluturues.

Hulumtuesit kanë analizuar se si zogjtë me dinamikë mund ta ndryshojnë pozitën e krahëve gjatë fluturimeve. E këto lëvizje janë shumë më të komplikuara sesa ato të aeroplanëve. Roboti “PigeonBot” posedon aftësi të vërteta të një zogu. “Aftësia e një aeroplani për të ndërruar pozitë të krahëve është më pak e sofistikuar krahasuar me fluturimin që realizojnë lakuriqët dhe zogjtë”, ka thënë hulumtuesi Lentink.

Ndryshe prej rrahjes së krahëve, ata të robotit përdorin një teknikë si të krahëve të zogjve. Hulumtuesi ka thënë se me këtë robot, po tentojnë që dinamikën e krahëve dhe ndryshimin e tyre gjatë fluturimit, ta përfshijnë në robotët e rinj fluturues.

Comments are closed.