Pëllumbi që çoi në këmbë Qeverinë e Australisë!

108

Sekretari i Asociacionit Nacional të Pëllumbave në Australi, Brad Turner, ka thënë se ekziston frika se pëllumbat nga SHBA-ja mund të bartin sëmundje ekzotike dhe se Joe duhte të eliminohet

Një pëllumb garues i ka mbijetuar një udhëtimi të jashtëzakonshëm afro 13 mijë kilometra, duke e kaluar Oqeanin Paqësor e arritur në Australi nga SHBA-ja. Tash autoritetet australiane po e shohin pëllumbin si rrezik dhe planifikojnë ta eliminojnë atë, shkruan agjencia AP. Kevin Celli-Bird ka treguar sot se ai e kishte zbuluar pëllumbin e lodhur në oborrin e saj në Melbourne më 26 dhjetor. Pëllumbi ishte zhdukur nga një garë në shtetin Oregon të SHBA-së më 29 tetor. Ekspertët dyshojnë se pëllumbi, të cilit Celli-Bird ia ka lënë emrin Joe, sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, ka hipur në një anije për ta kaluar Paqësorin.

Arritja e pëllumbit ka bërë bujë në mediumet australiane, por edhe u ka rënë në Shërbimit të Karantinës dhe Inspektoratit në Australi, që është shumëstrikt. Celli-Bird ka thënë se autoritetet e karantinës e kanë telefonuar dhe i kanë kërkuara që ta kap pëllumbin. “Ata thonë se nëse është nga Amerika, atëherë janë të shqetësuar për shkak të sëmundjes së shpendëve. Duam të dinë nëse mund t’i ndihmojë. Unë u thash se nuk mund ta kap dhe se mund t’i afrohem deri në 500 milimetra, por ai më pas ik”, ka treguar Celli-Bird. Ai ka thënë se autoritetet e karantinës tash po shqyrtojnë ta angazhojnë një kapës profesionist të zogjve. Departamenti i Agrikulturës, që është përgjegjës për biosigurinë, thotë se pëllumbi nuk “ka leje të qëndrojë në Australi, pasi rrezikon sigurinë ushqimore të Australisë e po ashtu edhe popullatën australiane të zogjve të egër”.

Në vitin 2015, Qeveria australiane kishte kërcënuar të eutanizojë dy qen, Pistol dhe Boo, që ishin futur ilegalisht nga aktori Hollyoodian, Johnny Deep dhe ish-bashkëshortja e tij Amber Heard. Të përballur me 50 orë afat për t’u larguar nga Australia, qentë u larguan menjëherë me aeroplan. Celli-Bird thotë se ai më nuk mund të kap pëllumbin me duar, pasi ai I ka marrë forcat. Ai ka thënë se American Racing Pigeon Union me seli në Oklahoma e ka konfirmuar se pëllumb është i një pronari nga Montgomery, Alabama. Celli-Bird thotë se ka provuar të kontaktoj pronarin, por nuk i është përgjigjur. Pëllumbi kalon çdo ditë në oborrin e tij. Celli-Bird e ka ushqyer pëllumbin gjatë kësaj kohe.

Sekretari i Asociacionit Nacional të Pëllumbave në Australi, Brad Turner, ka thënë se ekziston frika se pëllumbat nga SHBA-ja mund të bartin sëmundje ekzotike dhe se Joe duhet të eliminohet. “Ndonëse mund të duket e rëndë dhe shumë mizore për një njeri të zakonshëm, mendoj se autoritetet e karantinës së Australisë dhe gjithë ekspertët e këtij autoriteti do të përkrahin idenë”, ka thënë Turner. Raportohet se fluturimi më i gjatë i regjistruar nga një pëllumb është ai në vitin 1931, kur një pëllumb kishte nisur fluturimin nga Arrasi i Francës dhe kishte arritur në Saigon të Vietnamit. Distanca ishte 11.600 kilometra dhe pëllumbi e përshkoi për 24 ditë.