Një dedikim tjetër i ndjerë ka ardhur nga legjenda e futbollit brazilian, Pele, për rivalin e vet më të madh, Diego Armando Maradona, në mbushjen e një jave nga ndarja nga jeta e këtij të fundit:
“Sot bëhen shtatë ditë që na ke lënë. Shumë njerëz kanë dashur të na krahasojnë gjatë gjithë jetës. Ti ishe një gjeni, që magjepse botën. Një magjistar me top në këmbë. Një legjendë e vërtetë. Por, sidomos për mua do të jesh gjithmonë një mik i shkëlqyer, me një zemër edhe më të madhe. Sot e di që bota do të ishte më e mirë, nëse do të krahasonim veten më pak dhe të fillonim të admironim njëri-tjetrin më shumë. Pra, dua të them se je i pakrahasueshëm. Trajektorja juaj është shënuar nga ndershmëria. Dhe në mënyrën tënde unike dhe të veçantë, na mësove se duhet të duam dhe të themi “të dua” shumë më shpesh. Largimi yt i shpejtë nuk më lejoi të ta them, kështu që do të shkruaj: Të dua Diego. Mik i shkëlqyer, faleminderit shumë për gjithë udhëtimin tonë! Një ditë në parajsë do të luajmë së bashku, në të njëjtin ekip. Dhe do të jetë hera e parë që ngre grushtin në ajër në triumf, në fushë, pa festuar gol. Ndoshta, sepse më në fund mund të të përqafoj përsëri”, shkruan Pele.