Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka reaguar pas vdekjes së Diego Armando Maradonës. Ai ka thënë se një ditë do të luajë futboll në qiell së bashku me Maradonën.
“Sigurisht një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell”, ka thënë Pele, raporton Reuters, përcjellë gazeta KOHA.
Maradona ka vdekur sot, në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak.