Rrallë kush mund të thotë se nuk i shijon pa masë kokoshkat e edhe më rrallë mund të dëgjoni dikë duke thënë se e dinë saktësisht si duken ato gjatë përgatitjes. E për ta shuar edhe këtë kureshtje ja ku vjen interneti me disa nga eksperimentet më të veçanta… E dimë se eksitojnë mijëra video të tilla ku shihen produkte të ndryshme duke ndërruar formë të kapura në incizime të ngadalësuara. Por ky i fundit që tregon saktësisht momentin e pëlcitjes së kokoshkës do ua përkëdhelë ndjenjën e estetikës, transmeton ORAinfo. E krijuesi i videos Matt Mikka ka thënë se incizimet në ‘slow motion’ janë mënyrë e mirë për të parë nga afër një proces që e dimë se ndodh por nuk kemi aftësi ta vrojtojmë me syrin e lirë.