Bruksel, 23 maj – Përkushtimi i Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor është i përhershëm: ai do të vazhdojë edhe pasi ta braktisim BE-në, ndërsa edhe do të përforcohet, deklaroi Endru Pejxh, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë në një intervistë për “Juropian Uestern Ballkan”.
Si dëshmi për këtë përkushtim, siç sqaroi Pejxh është edhe plani për dyfishimin e numrit të personave në ambasadat britanike në rajon ndërsa të cilat punojnë në çështje lidhur me sigurinë – tregtinë me drogë, armë zjarri, tregti me njerëz, krim i cili lidhet me migrimin…
“Gjithashtu, do ta përforcojmë bashkëpunimin me qeveritë dhe shoqërinë civile me qëllim që të ndihmojmë për zvogëlimin e korrupsionit në rajon dhe përmirësimin në sferën e qeverisjes të së drejtës. Njëherësh, do të dyfishohen paratë programore për investim në rajon”, theksoi Pejxh.
Sa u takon eurointegrimeve, diplomati britanik theksoi se edhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, edhe pse Londra nuk do të ketë karrige në Këshillin e BE-së, në mënyrë aktive do ta mbështesë procesin e zgjerimit.
“Vlerësojmë se është shumë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mbërrijnë deri tek linja startuese dhe të hapin negociata për inkuadrim në BE në qershor. U angazhuam për atë edhe kur ishte në tryezë, vitin e kaluar në qershor, por u anulua për një vit, pjesërisht për shkak të qasjes franceze”.
Ai paralajmëroi se Britania e Madhe edhe më tej do të jenë aleat shumë i rëndësishëm në kuadër të NATO-s.
“Jemi të impresionuar që është arritur Marrëveshja e Prespës për shumë arsye, ndërsa një prej më të rëndësishmeve është se kjo e hap rrugën për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ne shpresojmë se procesi i ratifikimit do të përfundojë shpejtë me qëllim që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Aleancës në Samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të këtij viti. (koha.mk)