Ashtu si edhe u paraqit në EXIT POLL-in e Klan Kosovës, Peja, është komuna e vetme nga qendrat e mëdha të Kosovës që nuk shkon në balotazh. Rezultatet e KQZ-së, tani kur janë numëruar 99.24 % të vendvotimeve, tregojnë se Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja e fiton edhe një mandat për të qeverisur me Pejën, njofton Klan Kosova.
Muhaxheri ka arritur që të marrë mbi 50 % të votave, saktësisht 50,35 deri tani. Atë e pason Fatmir Gashi nga AAK me 31,91% derisa me diferencë të thellë me dy të parët, është e treta Sabiha Shala nga PDK-ja me 9,30 %.