Bruksel, 10 dhjetor – Ministrja kroate e Punëve të Jashtme, Marija Pejçinoviq-Buriq deklaroi se pika më pozitive e bisedimeve për Ballkanin, e ministrave të BE-së ka qenë zgjidhja e kontestit për emrin e Maqedonisë.
“Progres më i madh që i përket vendeve të Evropës Juglindore është arritur në çështjen për emrin. Maqedonia dhe Greqia kanë arritur të gjejnë zgjidhje për një problem që kohë të gjatë e ka parandaluar Maqedoninë të shënojë progres në integrimet evropiane. Si duket në këtë kuptim shkohet siç është planifikuar dhe i kemi inkurajuar të gjitha palët që janë kyçur në këtë të bëjnë gjithçka që Marrëveshja e Prespës të realizohet”, deklaroi Pejnçinoviq-Buriq.
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot kanë pasur bisedime për Ballkanin Perëndimor, dike përfshirë edhe për BeH, Serbinë dhe Për Kosovën.