Peja ka pësuar humbje të ngushtë me rezultat 82-75 nga Karposh Sokoli. Ndeshje tejet intensive dhe me shumë kthesa u zhvillua mes dy skuadrave të cilat kishin për qëllim vetëm fitoren. Por, dueli i cili u vendos vetëm në minutat e fundit, i takoi Karposhit që tregoi kompozitet më të mirë në fushë. Epërsia në fund të pjesës së parë ishte shtatë pikë për Karposhin, por atë e ngushtoi nga gjysma e fushës me një super treshe Cameron Rundles. Në katër minutat e fundit Karposhi krijoi epërsi prej nëntë pikësh, që ishte e paarritshme për Pejën, kurse dobësia sërish u tregua nën kosh, aty ku po çalon skuadra kosovare.