Shkup, 1 maj – Javën e kaluar në Shkup në hapësirat e klubit “Gran Klub” është zhvilluar xhiroja e fundit, e gjashta e serisë së turnirëve të ashtuquajtura Liga e Jadranit ose Liga Kupë në Bilardo (Çaçak, Sarajevë, Podgoricë, Lubjanë dhe Shkup). Ndryshe, nikoqir i këtij turniri ka qenë “Gran Klub” që ishte edhe ko-organizator, ndërsa kanë marr pjesë një numër i madh i juniorëve, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Serbia, ndërsa kanë marr pjesë edhe ish-kampion evropian, si dhe kampioni aktual deri 19-të vjeç. Derisa, fitues i turnirit deri më 19-të vjeç u shpall garuesi nga Bosnja e Hercegovina, Sanjin Pehlivanoviç.
Ndërkaq, nga “Gran Klub” u shprehën të kënaqur me organizimin e këtij turniri. ‘Gran Klub’ si organizator dhe ko-organizator është krenar, që arriti tu përgjigjet sfidave për të qenë pjesë e një gare spektakolare, ku publiku ishte dëshmitar i lojës maestrale nga ana e të gjithë fituesve, të cilët ishin nga ish republikat jugosllave”, thonë nga “Gran Klub”. Ata gjithashtu uruan fituesit e medaljeve, veçanërisht fituesin Pehlivanoviç. “Urime të sinqerta për më të mirët apo fituesit e medaljeve edhe atë: Andreja Klasoviç e Aleksa Pecelj (vendi i tretë), Goran Mlladenoviç ‘Grga’ (vendi i dytë), ndërsa urimi i veçantë shkon për fituesin e turnirit, kampionin e botës deri 19-vjeç, Sanjin Pehlivanoviç. Gjithashtu një falënderim për të gjithë 70 pjesëmarrësit nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe për garuesit e bilardot nga Maqedonia, pastaj drejtorin e turnirit Vladimir Ilievski dhe referin zyrtar të turnirit Vanja Hoxhiç dhe mikun tonë ‘BilardON’. Falënderimet shkojnë edhe për mbështetjen e ofruar nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski”, deklaruan nga klubi “Gran Klub”. Në fund nga ky klub shpresojnë se janë treguar nikoqir të mirë me shpresë se do të shihen edhe në turnirët e ardhshme. (koha.mk)