Bruksel, 15 nëntor 2018 – Partia Evropiane e Të Gjelbërve publikoi kumtesë për arratisjen e Nikolla Gruevskit në Hungari dhe akuzon se Orbani dëshiron të provokojë konflikt.
“Kryeministri Orban është gjeni kur bëhet fjalë për gjetjen e mënyrave të reja që të aktrohet sundimi i së drejtës. ‘Suksesi” i tij i fundit është të pranojë kriminel politik nga Maqedonia si refugjat, në kundërshtim me ligjet kundër refugjatëve, të cilat vet i ka sjellur”, shkruan në kumtesë të nënshkruar nga nënkryetari Rajnhard Butikofer dhe Monika Frasoni.
Ata e dënuan edhe zëdhënësin e Orbanit për deklaratën, ku e ka quajtur Zoran Zaevin “kukull të Sorosit”.
Partia e Të Gjelbërve fuqishëm e kritikojnë cinizmin dhe marrëdhënien provokative të cilat mund të interpretohen vetëm si tentim që të krijojnë tensione në Ballkan dhe të ndezin konflikte me të cilat BE-ja dhe Qeveria e Maqedonisë me mund po tentojnë të ballafaqohen në mënyrë inkuzive, të drejtë dhe të kulturuar.
“Askush nuk ka fitim nga sjella e zotëri Orbanit, përveç presidentit rus Vlladimir Putin, i cili është i tmerruar nga çdo hap që e bën Qeveria e Maqedonisë drejt inkuadirmit në bashkësinë euroatlantike. Rusia ka tentuar drejtpërdrejtë të involvohet në Maqedoni dhe Greqi, por pa sukses deri tani. E turpshme është që një anëtare e familjes së EPP-së të luajë në ekip antievropian”, shtojnë ata.
Eurodeputeti hungarez nga radhët e Të Gjelbërve, Bendeik Javir, i cili dje në intervistë për MIA-n i elaboroi skenaret e mundshme të qeverisë së Orbanit në rastin me Gruevskin, në kumtesë urgjentisht u bën thirrje autoriteteve hungareze që ta sqarojnë pozitën e tyre, të bashkëpunojnë me autoritetet e Maqedonisë dhe më së shpejti që është e mundur ta kthejnë Gruevskin prapa.
“Hungaria nuk guxon t’i ndihmojë askujt i cili dëshiron të shmang pasoja juridike për krimet e tij dhe duhet të dërgojë porosi deri te Maqedonia si vend kandidat se nuk ka përjashtime dhe standarde të dyfishta në vend anëtar të BE-së, kjo është minimumi për mbajtjen e kredibilitetit të BE-së kur pret respektim të standardeve të sundimit të së drejtës në Maqedoni”, shkruajti Javor.
Ai bëri thirrje që Hungaria të mos u shërbejë interesave ruse në rajon.