Sulmuesi i Chelseat, Pedro, e ka kaluar me sukses operacionin në shpatull, që u detyrua ta bëjë shkaku i lëndimit që e pësoi gjatë disfatës të skuadrës së tij në finalen e FA Cup kundër Arsenalit.
Pedro, 33-vjeçar, i cili hyri në lojë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë, u përplas me portierin e Topçinjve, Emiliano Martinez, në fazat e fundit të ndeshjes në Wembley, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Pasi dje u raportua se Pedro do të detyrohej të bëhet operacion pasi e nxori nga vendi shpatullën, sot ai ka bërë të ditur se operacionin e kreu me sukses.
“Operacioni shkoi mirë, do të kthehem së shpejti. Më vjen keq që s’e fituam FA Cup. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkroi Pedro në llogarinë e tij në Instagram.