Një burrë i dënuar për pedofili u takua në të njëjtin burg më personin që kishte përdhunuar 37 vjet më parë. Sipas Daily Mail, takimi i papritur daton dy muaj më parë, kur pedofili Gary Mottershead u arrestua për dhunën në familje ndaj gruas së tij dhe katër fëmijëve. Kur hyri në qeli, ai u takua me një 43 vjeçar, i cili po vuante dënimin me burg për vjedhje. Akuzuesi, emri i të cilit nuk bëhet me dije e njohu përdhunuesin e tij, ngjarje që kishte ndodhur kur ai ishte vetëm 6 vjeç. Pas kësaj ai njoftoi autoritetet për ngjarjen e ndodhur 37 vjet më parë. “Kam jetuar me këtë sekret gjatë gjithë jetës time. Burgu ishte vendi i fundit që shpresoja të takoja përdhunuesin tim”, tha ai. Ngacmimi u krye në vitet 1980, kur Mottershead ishte 15 vjeç dhe ishte babysitter i atij që e denoncoi 37 vjet më vonë. Atë kohë ai ishte vetëm 6 vjeç, ku besohet se dhuna seksuale në fëmijëri e ktheu atë në një alkoolist dhe të droguar. Ndërkohë, Gary Mottershead u dënua me 6 vjet burg për përdhunimin.