Një pedofil e ka pranuar se ka abuzuar me 45 fëmijë në Britani të Madhe dhe jashtë vendit, shkruan Daily Mail. Andrew Frost, tani 70 vjeçar ishte bërë i njohur për policinë që në vitin 1978 dhe në fillim të viteve të 90-ta ai është akuzuar për abuzim seksual me fëmijë. Frost kishte bërë burg nga viti 1993 deri në vitin 1998 dhe më pas ishte liruar dhe kishte mundësi që të udhëtonte nëpër botë. Thuhet se ai ka jetuar në një emër tjetër në Francë, Spanjë e Suedi dhe tani sërish është arrestuar duke e pranuar se ka abuzuar seksualisht me 45 fëmijë të moshave prej 10-të deri në 14-të vjeç.