Kjo është një histori e pabesueshme, por e suksesshme. Një baba publikoi foton e parë të vajzës së tij të sapolindur në rrjetet sociale, pas banjës. Një pediatër, i cili e pa fotografinë në internet rastësisht, vuri re se kishte diçka të çuditshme në vogëlushen dhe për fat të mirë ndërhyri në kohë.
Ai vendosi të shkruajë menjëherë një mesazh te babai i saj: “A nuk janë sytë e saj pak të verdhë? Kam pasur këtë përshtypje, por pamja nuk është shumë e qartë. Kjo ndoshta nuk është asgjë, por mund të jetë simptomë e verdhëzës të porsalindjes, një gjë shumë e zakonshme në ditët e para ose në javët e para të jetës. Nëse sytë dhe lëkura kanë një ton të verdhë, duhet të konsultoheni me mjekun. Unë jam një pediatër më shumë paranojak “.
Një mesazh që fatmirësisht nuk u fshi nga babai, i cili menjëherë e mori fëmijën dhe e dërgoi tek mjeku. Nga testet e kryera u zbulua se kishte verdhëz. Kjo sëmundje diagnostikohet me ngjyrën e verdhë të lëkurës, mukozave ose syve. Ngjyra e verdhë vjen nga bilirubina, një nënprodukt i qelizave të kuqe të gjakut të vjetër. Zakonisht, nuk është një problem serioz, dhe trajtohet me një dietë të shëndetshme, veçanërisht falë qumështit të gjirit. Megjithatë, nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të shkaktojë dëme në tru. Për fat të mirë, kjo histori ka qenë e suksesshme dhe është mirë që të gjithë e dinë se çka sjell kjo sëmundje.