Nju-Jork, 1 mars – Përfaqësuesi i KB-së për Sirinë, norvegjezi, Geir Pedersen para Këshillit të Sigurimit të KB-së deklaroi se lufta në Siri edhe pas tetë viteve është “larg nga përfundimi”.
“Pjesë të tëra nga territori ende janë nën kontrollin e Qeverisë, ndërsa Shteti Islamik mund sërish të lind nga hiri i tij”, ka thënë Pedersen në raportin e tij të parë pasi e mori funksionin në muajin janar.
Sipas tij, 11 milionë sirianëve u duhet ndihmë humanitare. Pedersen shfaqi shpresë se “me shtyrje minimale” do të mblidhet Komision kushtetues, i cili ende po formohet dhe vlerësoi se kjo është “një mundësi për fillimin e procesit politik”.
Sipas planit të KB-së, ky Komision, i cili duhet t’i zbatojë ndryshimet e Kushtetutës dhe zgjedhjet në Siri, do të ketë 150 anëtarë. Gjithsej 50 prej tyre do t’i përzgjedhë qeveria në Damask, 50 opozita, ndërsa 05 do të zgjedhë përfaqësuesi i KB-së me qëllim që të përfshihen ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë së saj. Për përbërjen e një të tretës së fundit nga Komisioni ende nuk ka konsensus. Pedersen është ndërmjetësuesi i katërt i KB-së nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011.