Duhet të luftohet qëndrimi i fëmijëve dhe nxënësve para kompjuterit sepse ajo nxit çrregullime psikologjike e sociale. Pasojat e shëndetit mendor do ti ndjejnë vetëm kur të rriten. Nuk duhet fëmijët të bëhen të varur nga teknologjia. Edhe pse duke ndryshuar fokusin e saj dhe të pedagogjisë fëmijët e çojnë botën në perspektiva të ndryshme. Teknologjia krijon një botë të pakontrollueshme për fëmijët dhe nxënësit
Nga Prof. Xheladin MURATI
Sot, duket se teknologjia është kudo, në çdo veprimtari e punë pjesërisht edhe në pedagogji sepse teknologjia po reklamohet fuqishëm në çdo sferë të jetës. Prandaj ajo sot, përveç të tjerave është edhe një teknikë marketingu. Teknologjia është joshëse dhe funksionon gjithanshëm. Ajo sot më shumë ndihmon që të gjejmë besimin dhe motivimin për të përballuar sfidat e të ardhmes. Kështu mendojnë shumica mbase sipas tyre kështu jeta jonë mund të ketë kuptim dhe vlerë. Por pak kush mendon për mirëqenien psikologjike të njeriut dhe ndikon negativisht në edukimin dhe formimin e personalitetit të fëmijës e nxënësit. Është fakt i pamohuar se teknologjia, interneti ka shumë anë pozitive por edhe shumë negative si p.sh. qëndrimi gjatë para ekranit, fokusimi edhe në gjera negative si në sjellje asocial, përballja me antivlera, shpërqendrimi i vëmendjes, përqendrimi në gjera të parëndësishme, rrënimi i emocioneve e të stabilitetit biopsikosocial. Në fakt, teknologjia ka filluar dhe ka arritur të kultivojë tek fëmijët e të rinjtë dëshirën dhe pasionin për përdorimin e saj duke punuar dhe duke u lodhur çdo ditë. Prandaj flasim për rini apo brez teknologjik, rini digjitale, rini interneti, rini Facebooku, rini Twiteri, rini Tik-toku, rini Përputhen, rini Big Brodher, rini kafenesh, rini lakuriqesh
PREMISAT
- Libri digjital nuk e zëvendëson librin fizik.
- Libri fizik nxit emocionet.
- Librat digjital e risin analfabetizmin funksional
- Lojërat elektronike nuk janë efikase sa lojërat në natyrë, të cilat zgjojnë imagjinatën.
- Teknologjia po e ndryshon jetën dhe punën edukative-arsimore.
QASJET DHE ASPEKTET
Me fillimet e teknologjisë dhe sidomos me fillimin e zbatimit në front të gjerë teknologjinë si në shëndetësi, ekonomi, kulturë, arsim e të ngjashmeteknologjia po bëhet pengesë për zhvillimin e fëmijës. Në fakt, sot shumë mendojnë se kuptimi i teknologjisë ndryshon në dy mënyra të rëndësishme. Ajo u zgjërua aq shumë sa që mendohet se:
– e para, jeta nuk mund të paramendohet pa teknologji informative,
– e dyta, ajo u transformua në një dëshirë të përgjithshme për të ardhmen, dhe
– e treta, në universin e fëmijëve nuk është e lehtë të depërtosh, por ata lehtë depërtojnë në teknologji pa bërë selektimin e përmbajtjeve.
Dhe këtë e bëjnë për tri arsye:
– janë kureshtar,
– duan të tjerët t’i pranojnë, dhe
– shuarjen e kureshtjes.
Për këto arsye, prindi duhet të flas me fëmijën dhe të vë rregulla të përdorimit të internetit. Kur hasni në rezistencë nuk duhet të dorëzoheni, thjesht gjeni një rrugë tjetër. Por, çfarë nënkuptojmë me unitetin e pedagogjisë dhe teknologjisë? Është e qartë se pedagogjia ka një fuqi të madhe për t’u përqendruar në çdo moment sikur nuk ka vetëm një gjendje të vetme. Sepse edukata zhvillohet dhe realizohet në gjendje të ndryshme në të cilat gjendet njeriu. Pedagogjia nuk mund të ndahet nga njerëzit. Por në këtë drejtim teknologjia ia tejkalon asaj sepse ajo është një dritare prej ku njeriu sheh çdo gjë. Nën ndikimin e të dyjave është duke ndryshuar edhe mendja. Leximi afatgjatë dhe i tepruar në kompjuter reflekton fuqishëm në shëndetin mendor të nxënësit dhe në edukimin e tyre. Kompjuteri lodh sytë më shumë se sa librat sepse ekrani reflekton, ekrani ka kontrast, krijon stres, depresion, agresivitet dhe lodhje, ekspozimi i syve ndaj dritës nxit irritim dhe lodhje, shikim të çrregulluar.
Atëherë, çfarë e shkaktoi një ndryshim kaq të madh në këndvështrimin tone për teknologjinë, për efektet e saj shkatërruese të njeriut?Një pjesë e saj ka të bëj me efektet e teknologjisë për shkencën. Në shkencë ajo nxiti një vëzhgim empirik e teknologjik të kujdesshëm e sistematik. Në Këtë këndvështrim analiza ose më mirë mendimi pedagogjik mund të jetë shpjegim deduktiv, probable dhe funksional. Sepse analiza, mendimi pedagogjik niset nga fakti se teknologjia nuk është një luks që i duhet kujtdo, qoftë edhe fëmiut për të demonstruar njohuritë që zotëron por ai përdoret për argëtim. Teknologjia është një mjet apo teknikë për kuptimin e jetës, për të parashikuar dhe ndikuar mbi jetën. Megjithatë “interneti inkurajon arrogancë, besimin se dikush di shumë më tepër” (Nicole Yeatman).
Zhvillimi dhe zbatimi i teknologjisë në veprimtari dhe profesione të caktuara apo thjesht zbatimi ekstrem i teknologjisë çon në sjellje devijante njeriun, fëmijën, nxënësin. Ajo sjellje ekstreme ka të bëjë me çrregullimin psikologjik, emocional të personalitetit. Të rinjtë veçanërisht fëmijët, nxënësit të cilët janë shumë të dhënë pas teknologjisë dhe të përqendruar në programet e saj do të jenë viktimë e saj dhe ajo kontribuon që fëmijët mos të jenë vetvetja por të varur nga teknologjia. Ajo që e bën çrregullimin e personalitetit është se teknologjia e ka marr për sipër jetën e njeriut dhe shkakton probleme të rëndësishme zhvillimore. Në radhë të pare, zbatimi i teknologjisë e sidomos libri i digjitalizuar shkakton ndjenjën e izolimit tek nxënësit, përjashtimin e shoqërisë, mbylljen në vetvete, krijon shpërqendrim dhe ankth. Në fakt, gjatë qëndrimit të fëmijëve, nxënësve para internetit është lehtë të observosh se mendimi kritik, kreativiteti dhe pavarësia , qasja analitike ndaj problemeve shoqërore, mësimore dhe pedagogjike mungojnë.
Teknologjia duket se kontribuon shumë lartë në ato elemente që e vlerësojnë individualitetin dhe vetëpromovimin e individit.
Për këtë arsye prindërit duhet të jenë shumë të matur që fëmija mos të jetë i varur nga teknologjie sepse ajo nxit dukuri negative në zhvillimin biopsikosocial të personalitetit. Së dyti, prindërit duhet të kontribuojnë që fëmija të ftohet nga varshmëria e teknologjisë përmes kontrollit sistematik. Gjendja normale dhe komode e familjes është ajo kur të gjithë në familje jetojnë në harmoni, shpirtërisht bashkëpunues dhe komunikues mes prindërve dhe fëmijëve. Teknologjia këtë mirëqenie familjare dhe mikrosociale e ka çrregulluar sepse forca e teknologjisë imponon që fëmijët të bëhen rob të saj e prindërit kundërshtar të saj. Kështu krijohen mosmarrëveshjet serioze prind-fëmijë.
Sipas disa të dhënave sot fëmijët rrinë së paku 5 orë para telefonit apo laptopit. Dhe kjo është shumë e dëmshme, sidomos për shëndetin mendor të fëmijës. Prindërit duhet të kujdesen dhe të mos lejojnë fëmijët të rrinë më shumë se një orë para telefonit apo laptopit. Sepse ndejtja para internetit ka pasoja të shumta për boshtin kurizor, shtypjen e emocioneve, krijon stresin, agresivitetin, akthin dhe e bën fëmijën të pa socializuar,të izoluar nga shoqëria, i bën individualist.
Sipas të dhënave të organizatës amerikane “Kair Cast” digjitalizimi dhe zhvillimi i teknologjive moderne do ta zvogëlojë nevojën për profesione të caktuara e me këtë zvogëlimin edhe të vendeve të punës. Sipas studimeve deri në vitin 2030 do të krijohen profesione të reja nga fusha e teknologjisë, që nënkupton krijimin e specialistëve të ri. Profesionet e tilla do të jenë të lidhura me bujqësinë, mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, agrometeorologji, menaxher dhe këshillues financiar, këshilltar për jetën dhe imazhin personal etj. Pra teknologjia do ta ndryshon edhe tregun e punës. Ajo përfshinë profesione të shumta, e sfidon njeriun, pedagogjinë, edukatën, mësimdhënien, mësuesin dhe punën e krijimtarinë e tij. Megjithatë, për dike është shpresë dhe kureshtje.
Profesionet më të rrezikuara nga teknologjia janë të shumta, por këtu fokusohem vetëm në profesionet arsimore si të nxënësve, të mësuesve për shkak se teknologjia moderne e mësimdhënies dhe digjitalizimi i punës mësimore e teksteve shkollore imponohet si domosdoshmëri por edhe si dëshirë, jo si nevojë. Studimet tregojnë se shkrimi me dorë ka më shumë efekt se shkrimi me kompjuter, ajo e rritë kujtesën, koncentrimin e vëmendjes etj. Fusha e teknologjisë është fushë e cila përfshinë të gjitha veprimtaritë pedagogjike që nga çerdhja e deri në universitet. Pedagogjia mund të digjitalizohet në tërësi, por çështja është sa një gjë e tilë është pozitive dhe funksionale. Mendoj se duhet të provojmë, të sfidohemi dhe të mësojmë edhe për mangësitë teknologjike në proceset pedagogjike. Pra, qëllimi të jetë një qasje e pranueshme dhe që nxit të menduar e ndryshime cilësore e jo sulme kundërvënëse.
PËRFUNDIM
Pedagogjia dhe teknologia sot përbën një binom të rëndësishëm të suksesit dhe nga ana tjetër po përgatisin një brez të ri inovativ. Duhet të luftohet qëndrimi i fëmijëve dhe nxënësve para kompjuterit sepse ajo nxit çrregullime psikologjike e sociale. Pasojat e shëndetit mendor do ti ndjejnë vetëm kur të rriten. Nuk duhet fëmijët të bëhen të varur nga teknologjia. Edhe pse duke ndryshuar fokusin e saj dhe të pedagogjisë fëmijët e çojnë botën në perspektiva të ndryshme. Teknologjia krijon një botë të pakontrollueshme për fëmijët dhe nxënësit. (koha.mk)