Shkup, 20 tetor – Pece Mirçevski në seancën e sotme në Qeveri është rizgjedhur drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.
Në seancën e sotme qeveritare u pranua edhe propozimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Sasho Tasevski të emërohet drejtor i Byrosë për Siguri Publike.
Kryeministri Zoran Zaev paraprakisht deklaroi se prej sot fillon emërimi i drejtorëve të institucioneve të cilat janë nën kompetencë të Qeverisë.