Pecas: Nuk ka pohime për persona seriozisht të lënduar në tërmetin

11

Athinë, 19 korrik – Dy objekte të vjetra dhe të pabanuara në dy lagje të Athinës janë rrëzuar në tërmetin e sotëm, ndërsa është regjistruar dëm i fasadave të shtëpive në disa lagje të Athinës dhe nuk ekzistojnë pohime për persona seriozisht të lënduar, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas.

Njësiti kundër zjarreve në Greqi ka marrë thirrje nga qytetarë të cilët kanë qenë të bllokuar në ashensorë. Zëdhënësi i qeverisë greke ka thënë se mekanizmi shtetëror është në gjendje gatishmërie, nëse nevojitet.

“Kryeministri në mënyrë të vazhdueshme informohet. Ministria për mbrojtje nacionale është në dispozicion në rast se nevojitet ndihmë. Rekomandoj qetësi dhe i ftoj qytetarët të informohen dhe t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre”, ka thënë Pecas.

Ai ka shpjeguar se tërmeti ka ndodhur në ora 14.13 me intensitet prej 5.1 shkallë sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë 23 kilometra në veriperëndim të Athinës në malin Parnita.(koha.mk)

Comments are closed.