Strasburg, 24 tetor – Parlamenti Evropian sot do të votojë për propozim-ndalesën e plastikës për përdorim të njëanshëm në BE. Ndalesa i përket pajisjeve të plastikës për ngrënie dhe pirje, pipave, kruajtëse për veshë dhe sende tjera të ngjashme, të cilët në përgjithësi i ndotin oqeanet dhe mjedisin jetësor.
Ekspertët llogaritën se shtatëdhjetë për qind e ndotjes në oqeane del nga ky lloj i plastikës. Propozimi i Komisionit Evropian për të cilin voton Europarlamenti sot vlerëson se nëse kalon ligji do ta ulë për gjysmë përdorimin e sendeve të plastikës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Ndotja e oqeaneve i kushton ekonomisë evropiane diku mes 259 milionë dhe 695 milionë euro në vit dje i rrezikon para se gjithash sektorin turistik, si dhe peshkimin. Është me rëndësi që të përmendet se këto dy sektorë gjithashtu prodhojnë ndotje të rëndësishme.
Sipas anketës së mendimit publik, 74 për qind e qytetarëve evropianë kanë thënë se janë shqetësuar për impaktin e saj mbi mjedisin jetësor.
Sipas Komisionit Evropian, nëse kalon direktiva, ndotja e plazheve do të ulet për një të katërtën, ndërsa do të evitohem 3,4 milionë tonë CO2 emisione, ndërsa konsumatorët do të kursejnë 6,5 miliardë euro, përmes zvogëlimit të dëmeve për ambient jetësor.
Ndalesa do të ndërpret të vlejë nga viti 2021. Europarlamenti do të votojë pasdite.