Strasburg, 14 qershor) – Parlamenti Evropian me 503 vota pro, 113 kundër dhe 45 abstenime e miratoi rezolutën e eurodeputetit slloven Ivo Vajgëll, pas raportit për Republikën e Maqedonisë, të hartuar nga Komisionit Evropian në vitin 2016, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Rezoluta ka pësuar ndryshime të vogla, të cilat e kanë marrë parasysh evolucionin e situatës në Maqedoni, gjithsej janë parashtruar 40 amendamente.