Bruksel, 11 shkurt – Draft-rekomandimi i Bashkimit Evropian deri te vendet-anëtare deri te i cili ardhi MIA kërkoi nga vendet-anëtare menjëherë t’i fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë dhe t’i njohin pasojat negative nga shtyrja e vendimit në tetor.
Draft rezoluta është shkruar nga Tonio Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Samitin e Zagrebit BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në maj dhe duhet të miratohet para Samitit në mars të Bashkimit Evropian.
Kjo rezolutë është përgjigje Parlamentit Evropian të Metodologjisë së re të Komisionit Evropian për negociatat aderuese. Deputetët evropianë nga Komisioni për punë të jashtme kërkojnë të qartësohet se metodologjia e re çon deri në anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahet kritereve të qarta dhe të parashikueshme që ta përmirësojë kredibilitetin e dëmtuar të Unionit.
Parlamenti Evropian përkujton se vendet duhet të vlerësohen sipas meritave të veta.
Teksti i draft rezolutës në mënyrë eksplicite kërkon të “njihen pasojat negative nga mossuksesi i Këshillit Evropian të hapë negociata me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 dje të pranojë se hapja e negociatave do ta kthejë kredibilirtetin e procesit aderues”.
Deputetët evropianë konsiderojnë se negociatat me Shkupin dhe Tiranën duhet të hapen “menjëherë” gjegjësisht në samitin e ardhshëm të BE-s në mars.
Parlamenti e mbështet parimin e kapitujve për drejtësi dhe sundim të së drejtës të vazhdojnë të hapen të parat dhe të mbyllen të fundit në metodologjinë e re.
Për deputetët është me rëndësi në përgjithësi në rajon të gjindet zgjidhje për polarizim politik, për bojkotet parlamentare dhe të përforcohet mbikëqyrja parlamentare.
Sipas diplomatëve në Bruksel, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel është i vendosur të marrë dritë të gjelbër nga vendet-anëtare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars, dhe me këtë të shmangë që tema të imponohet gjatë Samitit në Zagreb. Shpresa te mbështetësit e zgjerimit është se Misheli, duke pasur parasysh se është nga e njëjta parti politike si edhe presidenti francez Emanuel Makron, do të mundet pozitivisht të ndikojë mbi të.
Të dielën të gjithë shefat e shteteve dhe qeverive të rajonit janë ftuar në darkë zyrtare te Misheli. Formati do të jetë i njëjtë edhe për vendet-anëtare të BE-së, me çfarë Këshilli Evropian dëshiron ta theksojë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian.