Ankara, 6 korrik – Parlamenti Evropian sot me 477 vota “pro” miratoi rezolutë me të cilën kërkohet ngrirja e negociatave për anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Evropian, bëri të ditur botimi elektronik i gazetës “Miliet”. Eurodeputetët kërkojnë bllokimin e negociatave sepse sipas tyre, fushata që bën presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kundër oponentëve të tyre, tregon se Ankaraja nuk i plotëson kriteret demokratike të Unionit. Votimi për propozim-rezolutën, të propozuar nga eurodeputetja Kati Piri, siç edhe pritet kalon pa probleme, duke pasur parasysh se teksti mori përkrahje nga partitë më të mëdha. Megjithatë një kërkesë e tillë e Parlamentit Evropian nuk është e detyrueshme për institucionet e tjera evropiane. Komisioni Evropian dhe qeveritë e vendeve nga BE-ja deri tani i injoron kërkesat për bllokimin zyrtar të procesit negocues me Turqinë që praktikisht tashmë është i bllokuar. Ministri turk për BE-në, Omer Çelik, paraprakisht sot deklaroi se Ankaraja i ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e Unionit për ndërprerje të negociatave për anëtarësim në zëvendësim për bashkëpunim më të fortë në fushat e tjera.