Bruksel, 13 dhjetor – Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan rezolutë me të cilën dënohet ndërtimi i gazpërçuesit “Rrjedha veriore 2”.
Dhoma përfaqësuese e Kongresit të SHBA-së, gjithashtu dje unanimisht miratoi rezolutë për vendosje të sanksioneve për shkak të ndërtimit të gazpërçuesit “Rrjedha veriore 2”.
“Parlamenti Evropian kërkon që projekti të anulohet”, theksohet në rezolutë.
Eurodeputetët, megjithatë, e lavdëruan Ukrainën për shkak të, siç është theksuar, bashkëpunimit të mirë në sektorin energjetik dhe arritjet e saj në fushën e efikasitetit energjetik dhe burimeve ripërtëritëse, por megjithatë porositën se duhet të vazhdojë me reformat, sidomos në raport me tregun e gazit dhe energjinë elektrike.
Kryetari i Dumës shtetërore të Rusisë, Vjaçesllav Volodin deklaroi se rezoluta e PE-së është marrë nën presion të SHBA-së, të cilat gjithashtu miratuan rezolutë kundër ndërtimit të gazpërçuesit me vlerë prej 11 miliardë dollarëve “Rrjedha veriore 2”.