Strasburg, 12 dhjetor – Marrëveshja për tregti të lirë midis Bashkimit Evropian dhe Japonisë (JEFTA) është aprovuar nga ana e eurodeputetëve dhe duhet të hyjë në fuqi më 1 shkurt të vitit 2019.
JEFTA është votuar me 474 vota “për”, 152 “kundër”, ndërsa 40 deputetë janë prononcuar “të përmbajtur”.
Me Marrëveshjen hiqen shumica e barrierave doganore midis BE-së dhe Tokios, të cilët i prekin rreth 600 milionë konsumatorë, ndërsa këmbimi arrin një të tretën e bruto prodhimit vendor.
Me JEFTA-n, BE-ja hap edhe një treg, para së gjithash për prodhimet e veta bujqësore dhe industriale.
Me Marrëveshjen jiqen pothuajse të gjitha doganat mbi prodhimet ushqimore nga BE-ja, derisa prodhimet e qumështit do të jenë lëndë e uljes graduale të doganave nga ana japoneze.
Japonezët megjithatë me JEFTA-n fitojnë qasje të lirë deri te tregu evropian për industrinë automobilistike, por vetëm pas disa viteve të periudhës së tranzicionit.