Strasburg, 25 tetor 2018 (MIA) – Parlamenti Evropian sot duhet të miratojë rezolutë, me të cilën do të kërkohet hetim i pavarur për vdekjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi, i vrarë në Konsullatën e përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.
Draf-rezoluta kërkon të zbulohen kryerësit, të dihet nëse shteti është i involvuar dhe insistojnë të gjinden jo vetëm kryerësit, p0r edhe porositësit.
Sipas draft-rezolutës PE-ja po përgatitet të kërkojë nga Bashkimi Evropian të vendosin sanksione të targetuara kundër kryerësve si ndalesë për viza dhe ngrirje të pasurisë.
Deputetët kërkojnë edhe embargo për shitjen e armëve për Arabinë Saudite.
Vrasja e Xhamal Kashogit sërish ka hapur debatë të nxehtë në BE për marrëdhëniet e Evropës me Arabinë Saudite, partner strategjik i Perëndimit të Lindjes së Afërt.
Shumica konsiderojnë se Evropa dhe SHBA për këtë shkak heshtin para sjelljes së papranueshme të Riadit. Shumica janë të shqetësuar dhe se arma evropiane e cila eksportohet në Arabinë Saudite përdoret në Jemen, njëra ndër luftërat më të përgjakshme në botë.
Federika Mogerini ka kërkuar nga shtetet evropiane ta lënë anash gjeopolitikën, derisa Donald Tramp ka paralajmëruar se BE nuk duhet të jetë hipokrite për rastin Kashogi.