Tetovë, 24 shtator – Partia Demokratike Shqiptare sot në kuadër të fushatës për përkrahjen e referendumit të 30 Shtatorit, mbajti tubimin e radhës me banorët e komunës së Bogovinës, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!”
Në fjalimin e tij kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi potencoi se ardhmëria jonë është të bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme politike-ushtarake NATO-s dhe aleancës më të fuqishme ekonomike Bashkimit Evropian, duke theksuar se alternativa e vetme për rajonin dhe Evropën juglindore është integrimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Thaçi gjithashtu apeloi për një mobilizim maksimal dhe përkrahje pa rezervë për referendumin e 30 Shtatorit.